4 Korrik 2024

Një pikturë e lashtë, brenda një shpelle në Indonezi vlerësohet nga arkeologët si dëshmia më e vjetër e artit narrative. Ajo portretizon tre njerëz duke gjuajtur një derr të egër.

Kjo pikturë e gdhendur në brendësi të një shpelle, është dëshmia e artit narrativ më të vjetër në botë, sipas vlerësimit të arkeologëve.

Vepra e lashtë gjendet në muret e brendshme të një shpelle gërqelore, posht një shkëmbi të madh në rajonin Maros Pangkep të Indonezisë.

Në të janë portretizuar me kujdes tre njerëz duke gjuajtur një derr të egër…

Piktura e bërë me një pigment të kuq daton të paktën para 51 mijë e 200 viteteve, thonë studiuesit, duke e vlerësuar si arti më i fundit parahistorik që gjendet në shpella, krahasuar edhe me artin e famshëm të shpellave të Evropës si ‘Lascaux’ në Francë. Por më I ri se se disa arte gjeometrike abstrakte të gjetura në Afrikën e Jugut.

“Ne si njerëz, e përkufizojmë veten si një specie që tregon histori dhe këto janë provat më të vjetra që ne e bëjmë këtë’ u shpreh autori i gjetjeve.

Piktori ose piktorët po përcjellin më shumë informacion rreth imazheve sesa thjesht pamje statike individuale. Ata po na tregojnë se si t’i shikojmë ata në shoqëri, shtoi ai.

Zbulimet e artit të shpellave kanë sfiduar një besim të gjatë se shprehja artistike dhe kërcimi që ndezi imagjinatën njerëzore filloi në Evropë. Duke bërë këtë, pikturat e shpellave në Indonezi po hedhin dritë të re mbi historinë e hershme të njerëzimit.