Prrenjas, nusepashke në kullat e braktisura të minierës. –

Kullat e Prrenjasit, treguese të historisë së këtij qyteti, prej shumë vitesh ofronin pamjen e trishtueshme të gërmadhave.

Eljan Tanini është artisti i cili do t’i “pushtonte” ato me nusepashke dhe do t’i risillte për kalimtarët me një pamje ndryshe.

“Kisha 5 vite që doja të pikturoja kullat e Prrenjasit dhe më në fund ia arrita. Duke qenë se Prrenjasi ka një femër në krye të bashkisë dhe nusepashket kanë feminilitet interesant, është arsye që i shkojnë më shumë një lokaliteti si Prrenjasi”, tregon Eljan Tanini.

Në dy kullat e minierës së dikurshme të hekur-nikelit në hyrje të qytetit janë pikturuar gjithsej 1380 nusepashke.

“Ka pasur shumë kureshtarë. Jo vetëm banorët vendas, por edhe të huajt. Ndalojnë poshtë rrugës kryesore dhe vijnë për t’u interesuar”, shpjegon Eljani, i cili shton se “qëllimi është që kullat t’i bëjmë të aksesueshme”.

s.a/dita