8 Prill 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se BE nuk përcakton se cila forcë politike do të fitojë zgjedhjet parlamentare në vend. Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë, Rama u shpreh se vetëm PS e çon Shqipërinë në BE.

Lidhur me tarifat e SHBA, Rama u shpreh se Shqipëria është komode.  “BE nuk vendos se kush fiton zgjedhjet në Shqipëri. Por nuk ka forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk është BE ajo që e përcakton. Në 11 maj, do thoni ato që do thonë edhe qytetarët. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Ne nuk kemia rsye të kemi asnjë shqetësim”, theksoi Kryeministri Rama.