
PS: -Ja kush do të jetë kandidati per President i Shqipërisë

Bajram Begaj
3 Qershor 2022
Mbledhja e Kryesisë së PS ka përfunduar në orën 19: 15 të pasditës ditën e sotme (03.06.2022).
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili në një deklaratë për mediat ka treguar se Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë do të jetë Bajram Begaj.
* * *
Bajram Begaj (i lindur më 20 Mars 1967) është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.
Bajram Begaj është profesor i asociuar i mjekësisë.
Ai është i martuar me Armanda Begaj, ata kanë dy fëmijë të rritur.