PS ka alergji nga akademikët. Bushati: “Ne kemi punë vetëm me krimin”. Angjeli largohet nga komisioni.

14/02/2020

Një debat jo i zakontë është zhvilluar sot (14 shkurt) në Komisionin e Ekonomisë mes deputetëve socialistë, gjatë diskutimeve për ligjin e pasurive të sekuestruara. Deputeti i PS-së, Ervin Bushati i ardhur në parti me kontribut vetëm në fushëne biznesit tha se ligji që diskutohej sot nuk ishte për diskutim akademik, por për politikanët e PS që po luftojnë krimin.

Krimi ka vrasje, ka politikë. Patjetër që ka politikë. Ne nuk jemi këtu as akademikë, as shkencëtarë kemi ardhur këtu me mandat të qartë për të luftuar krimin e organizuar”,- deklaroi Ervin Bushati.

Ndërkohë deklarata se PS-ja nuk merret me qëndrime akademike ka sjellë reagimin e profesorëve të pakët që kanë mbetur ende në PS, pas ardhjes së Rilindjes. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Anastas Angjelit i cili ka thënë se komisioni duhet ta ketë për nder që ka anëtarë akademikë.

Ne jemi një komision shumë serioz që qoftë ligj për shoqërinë civile, për akademinë e shkencave, universitetet, taskat, mbajmë qëndrim të njëjtë, serioz edhe më të fortë. ‘Të më fali miku im Bushati, duhet të ishte më i kujdesshëm që tha nuk jemi as profesorë dhe akademikë. Te gjithë jemi politikanë, por jemi dhe profesorë, 4-5 këtu brenda. Komisioni ta ketë për nder që ka akademikë që të japin mendimin e tyre në këtë që ta bëjmë sa më mirë punën në funksion të atyre ligjeve. Besoj që edhe qëllimin e mirë që kishe zoti Bushati, krahasimi ishte i papërshtatshëm”,- deklaroi Ditmir Bushati.

Pasi mbaroi fjalën, Angjeli u largua nga komisioni, në shenjë protestë.

Komisioni i Ekonomisë dhe ai i ligjeve janë dy nga institucionet më të rëndësishme të Parlament në hartimin e dokumentacioneve dhe gjithë ligjeve që miratohen. Historikisht në këto dy komisioneve Kuvendi kanë ushtruar funksionin deputetët më të përgatitur nga ana profesionale, ekonomike dhe juridike, të cilët kanë qenë dhe me grada shkencore në profesionet e tyre.

Por ky rregull duket se nuk vlen më për PS, e cila së fundi ka nisur të ketë alergji nga akademikët dhe profesorët.