
PS nuk e lëshon Olta Xhaçkën. – Rrëzohet “Kushtetuesja”. Spiropali: – Nesër çështja në Venecia
13 Shtator 2024
Kur ka kaluar mesnata e së enjtes mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë me 65 vota abstenim refuzon ta dërgojë kërkesën për shqyrtim të konfliktit të interesit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa opozita i kërkoi Kuvendit të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi deputetët se për këtë çështje do i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion.