
‘PS nuk ka mbajtur asnjë premtim’. Pensionisti Lek Curri: – Rama na varfëroi, na ndau nga fëmijët dhe s’dha asgjë veç premtimeve boshe
21 Prill 2025
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pukës, ku prezantoi dhe kandidatin e kësaj force politike për zonën.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, pensionisti Lek Curri ngriti shqetësime të forta për varfërinë që ka kapluar Pukën dhe braktisjen që ndjejnë qytetarët nga qeveria.
Ai akuzoi Ramën për premtime të pambajtura, mashtrime elektorale dhe theksoi se më 12 maj, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin mes një qeverie që i ka varfëruar dhe një alternative që ofron shpresë dhe dinjitet.
Pensionisti:
Jo vetëm në fillim të kësaj fushate, por shpesh ia bëj vetes pyetjen: pse Rama na kërkon votën? Na e kërkon votën pasi ka bërë që fëmijët tanë të largohen dhe të na lënë vetëm. Na e kërkon votën duke e trumpetuar se ne pensionistëve do të na japë falas shërbimet shëndetësore, se do të ulë çmimet e energjisë elektrike dhe të ujit. Por ne na intereson realisht se si të përballojmë jetën me këto pensione.
A janë të vërteta këto që premton? Aspak. Është rritur çmimi i ujit dhe i energjisë elektrike, janë rritur çmimet e konsumit të përditshëm, duke nisur nga nafta që është dyfishuar dhe për pasojë, jeta është bërë shumë më e vështirë. Na japin ilaçe që, pa frikë mund të them, nuk kanë asnjë efekt në përmirësimin e shëndetit.
Partia Socialiste dhe Edi Rama, që janë në pushtet prej 12 vitesh, nuk kanë realizuar asnjë premtim. Këta qeveritarë kanë vjedhur dhe shpërdoruar buxhetin e shtetit.
E kundërta ndodh me programin e Partisë Demokratike dhe doktor Berishën. Nga 12 maji do të rriten pensionet, do të trajtohen shtresat në nevojë dhe çmimet do të ulen.
Ne, pensionistët dhe të gjithë votuesit, duhet t’i japim një përgjigje. Kë do të votojmë: Ramën që na e ka vështirësuar jetën, apo Berishën që e ka përmirësuar jetën tonë që nga dita e parë e qeverisjes së tij?
Ne, me vullnet dhe ndërgjegje të plotë, jemi të bindur se duhet të votojmë Partinë Demokratike dhe ekipin e saj, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Kemi arsye të plota të besojmë se Berisha e jep fjalën dhe e mban fjalën.
Puka është mbytur në varfëri…