Pse duhet ta përdorni për shëndetin xhelin e ngrirë të Aloe Verës?
17 Korrik 2023
Vlerat e xhelit të Aloe Verës janë me famë. Ajo njihet si një prej bimëve më mirëbërëse në historinë e njerëzimit
Megjithatë, duhet të dini që ngrirja e xhelit është akoma më mirëbërës dhe me vlera. Xheli i ngrirë është i jashtëzakonshëm për lëkurën dhe shëndetin dhe rekomandohet kundër disa problemeve shëndetësore.
Përfitimet më të mëdha të xhelit të ngrirë të Aloe Verës:Problemet me tretjen
Konsumi i rregullt i xhelit të Aloe Verës zgjidh një sërë problemesh me tretjen dhe parandalon rishfaqjen e tyre.
Xheli është shumë i mirë kundër fryrjeve, gazrave të tepërt, tretjes problematike, konstipacionit dhe aciditetit të lartë në stomak. Rezultatet janë të shpejta.
Detoksifikimi
Konsumi i rregullt i xhelit largon toksinat nga organizmi.
Këtë xhel ju mund ta përfshini në lëngje frutash dhe perimesh dhe ta pini përpara se të hani mëngjes për të përforcuar tretjen dhe metabolizmin.
Kundër Anemisë
Xheli i Aloe Verës është përdorur në kurat natyrale kundër anemisë, verdhëzës, problemeve me fshikëzën dhe tretjen.
Aloe Vera mund të përdoret edhe në gatim.
Hormonet në ekuilibër
Xheli i Aloe Verës rikthen ekuilibrat hormonalë dhe zgjidh problemet shëndetsore që prekin pankreasin dhe shpretkën.
Për lëkurën dhe flokët
Xheli i Aloe Verës shëron prerjet, çarjet, djegiet dhe e mban lëkurën dhe flokët të hidratuar dhe të butë.
Sistemi imunitar
Nëse e konsumoni këtë xhel në mënyrë të rregullt, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur sidomos në stinën e virozave.
Si ta ngrini xhelin
Mënyra më e mirë për të përfituar ushqyesit dhe vlerat e xhelit të Aloe Verës është që ta ngrini atë. Duhet të ngrini dhe grini xhelin e brendshëm të Aloes, pra pa cipën e jashtme të gjethes.
Në këtë mënyrë, ju do të ruani freskinë për një periudhë më të gjatë. Merrni disa gjethe Aloe Vera, hapini pak lehtas dhe nxirrni xhelin prej tyre.
Xhelin mund ta hidhni në kubikët e akullit dhe ta ngrini. Nëse digjini lëkurën mund të merrni një kubik dhe ta mbani mbi zonën e lënduar, ose mbi lëkurën me akne.
Nëse keni rrathë të errët poshtë syve, këto kubikë me xhelin e ngrirë janë miku juaj më i mirë.
Fërkoni zonën me xhelin e ngrirë dhe rrathët e zinj do të zhduken. Nëse keni probleme me tretjen, konsumoni një kub me xhel dhe lëreni të shkrihet.
Agroweb