Pse ka rënë pëlqyeshmëria për Ramën? Gazetari zbulon detajet: – Ka një konsumim të qartë të figurës
16 Tetor 2024
Gazetari Aleksandër Çipa ishte këtë të mërkurë në një emision televiziv ku ka komentuar matjet e reja ku sipas të cilave, kryeministri Edi Rama ka pësuar një rënie.
Ai tha se kjo rënie vjen si pasojë e një qëndrimi 12 vjeçar në krye të pushtetit, ndërsa shtoi se kjo nuk është arsyeja e vetme.
“Një qeverisës 12 vjeçar i ka të gjitha arsyet që të lodh njerëzit, kemi një situatë ndenjeje që është edhe si efekt psikologjik, psiko-social.
E dyta mund të jetë edhe që ky autoritet që gëzon kaq shumë pushtete, janë disa efekte që ai u shmanget në diskutime dhe debate publike, reduktimi i pluralizimit në mënyrën më substanciale të fjalës.
Krijimi i një demokracie monstër brenda vetë partisë, ku mungon mendimi ndryshe, mungon diskutimi, debati, paradiskutimi. E treta është situata e krizës së opozitës që duam apo nuk duam ka përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet”,- tha Çipa.