“Pse keni filluar të keni turp për termin Rilindje?”/ I përmendi ngjarjen e bujshme, Rama sherr me Artan Hoxhën: Kush je ti që…

22 PRILL 2021

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar su vrasës Arbër Paplekën, i cili u vetëdorëzua pas masakrës së ndodhur një ditë më parë në Elbasan. I ftuar në “Opinion”, në momentin që u pyet për foton e Ndriçim Jonuzit (të arrestuarit për plagosjen e Bledar Okshtunit në Kavajë), bëri një paralelizëm.

Rama tha se nëse ai do konsiderohet i lidhur me PS-në për një foto, edhe Papleka, të cilin e quajti vrasës, kur të dalë në ndonjë foto me ambasadorë, pasi ka punuar në ambasada, këta të fundit, do të quhen të përfshirë.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Po ajo fotoja, ai Jonuzi i shpalluri në kërkim që kishte dalë në foto me kryebashkiakun e Kavajës

Edi Rama: Cila foto?

Artan Hoxha: Ajo fotoja pra po drekonin a darkonin

Edi Rama: Po pse këtë vrasësin këtu në Elbasan, kur të dalë ndonjë foto me ambasadorin, do nxirrni edhe ambasadorin e përfshirë e të përlyer…

Artan Hoxha: Përse kur del nga Opozita, është kështu, kur del nga ky tjetri…

Edi Rama: Kush je ti që thua punonjësi i policisë bashkiake është rilindas

Artan Hoxha: Pse keni filluar të keni turp për termin Rilindje? Ju vetë e keni thënë jeni vetëquajtur.

Gazeta Sot