
“Pse nuk vendos Rrajen Ministër të Brendshëm?”/ Ironia e gazetarit: – Zgjidhje më e drejtpërdrejtë e problemit në Krujë. – S’kemi pse i biem nga Librazhdi
9 Korrik 2023
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama i surprizoi të gjithë, teksa shkarkoi nga detyra e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin dhe emëroi në vend të tij Taulant Ballën.
Shkarkimi i Çuçit lidhet me dhunën e ushtruar nga disa pjesëtare të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja. Kjo soli edhe dorëheqjen e deputetit të PS-së Rrahman Rraja.
Pikërisht këtë gjë ka ironizuar edhe gazetari Lufti Dervishi, i cili shkruan pse nuk vendose Rranjën ministër të Brendshëm, e cila sipas tij është zgjidhje më e drejtpërdrejtë e problemit në Krujë, s’kemi pse i biem nga Librazhdi.
Postimi i plotë:
Pse nuk vendos Rrahjen ministër të Brendshëm?
Zgjidhje më e drejtpërdrejtë e problemit në Krujë, s’kemi pse i biem nga Librazhdi.
Gazeta Shqip