Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat
6 Nentor 2022
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbi samitin BE-Ballkani Perëndimor.
I ftuar në emisionin Now, Manjani u shpreh se qëllimi pse samiti i BE mbahet në Tiranë, është sepse duan të përcjellin mesazhin për Ballkanin Perëndimor, se vendi i tyre është në BE.
Manjani tha se është budallallëk ballkanas dhe shqiptar të thuash se samiti u mbajt tek ne se jemi më të mirët.
“Së pari vetë BE s’e ka menduar kaq gjatë sa po mendohemi ne pse u zgjodh Tirana, janë tre samite të mbajtura në Ballkan për Ballkanin. Në 2021 në Zagreb dhe u fol për Ballkanin, edhe nesër nuk do flitet për Tiranën, nuk është ditë as për të festuar as për të protestuar. Është një mesazh që BE do t’ia japë Ballkanit Perëndimor për të treguar që vendi juaj është në BE. Askush s’mund të thotë që jam unë më i miri në Ballkan se ky është budallallëku ballkanas dhe shqiptar. Për reklamë është gjë e mirë”, tha Manjani.
Gazeta Sot