Pse sekuestrimet nuk nisin nga vilat tuaja? Si përgjigjet Rama
Pse sekuestrimet nuk nisin nga vilat tuaja? Si përgjigjet Rama
13 2020 22
Kryeministri është pyetur sonte në Tv Klan përse aksioni i OFL-së për justifikimin e pasurisë nuk ka nisur nga politikanët me vila, dhe nga vetë Kryeministri.
Rama është përgjigjur duke thënë se ai dhe të gjithë politikanët e deklarojnë pasurinë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë.
Pyetje: Pse nuk fillon nga ty për shembull? Pse s’jep ti llogari për vilën tënde, për pasurinë?
Edi Rama: Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse në këtë moment ne kemi një rezervuar, një grup njerëzish të cilët janë të dënuar. Pra i kemi listë të mbyllur. I kemi të akuzuar. Dhe policia në këtë rast nuk bën asgjë tjetër, veçse merr nga regjistri dhe bën të gjitha verifikimet e pronave të tyre dhe bëhet fjalë për pronat e tyre të deklaruara. Se pastaj këta kanë edhe plot që s’i kanë të deklaruara. Dhe ja çon SPAK-ut. Kush do ta bëjë këtë për mua? Do e bëj vetë unë? Do e bëjë policia? Ka një institucion ku ne kemi deklaruar pasuritë që kur jemi bërë subjekte të deklarimit. Ashtu sikundër thonë po nga gjykatësit. Gjykatësit, ata që kanë dalë nga Vettingu, kjo drejtësi e re do t’i thërrasi, por nuk do t’i thërrasi policia. Larg qoftë, se s’jemi në vitin ’45. SPAK-u me Gjykatën Speciale do fillojë t’i thërrasi.
d.a. / dita