27 Shkurt 2025

Një tjetër skandal ka dalë në dritë në lidhje me Universitetin Bujqësor, ku sipas dokumetave të siguruara nga SYRI.net, disa profesorë kanë përfituar 12 mijë euro për të lavdëruar inceneratorët.

Sipas një e-maili zyrtar, Profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), përkatësisht:

Prof.Fatbardh Sallaku (Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në UBT dhe kandidat për Rektor i UBT), Prof.Seit Shallari (shef i departamentit të Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë) dhe Prof. Fredi Brahushi (shef në departamentin e Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë), kanë ofruar asistencën e tyre për të kryer një raport për praktikat më të mira në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e Ballkanit për menaxhimin e mbetjeve, duke u fokusuar në avantazhet mjedisore, dhe jo vetëm, të metodës së incinerimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë.

“Gjithashtu, profesorët do të bëjnë shkrime lidhur me avantazhet e Zonave të Trajtimit të Mbetjeve të cilat do të botohen në portale të ndryshme, si dhe do të jenë të gatshëm të marrin pjesë në debate publike, për të mbrojtur me argumente teknika avantazhet që sjellin zonat e trajtimit të mbetjeve dhe inceneratorët në sistemin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve”, shkruhet në e-mail.

E-mail zyrtar:

Pershendetje Stela,

Profesoret e Universitetit Bujqesor te Tiranes (UBT), perkatesisht:

1. Prof.Fatbardh Sallaku (Dekan i Fakultetit te Bujqesise dhe Mjedisit ne UBT dhe kandidat per Rektor i UBT)

2. Prof.Seit Shallari (shef i departamentit te Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë)

3. Prof.Fredi Brahushi (shef ne departamentin e Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë)

(bashkelidhur CV e seicilit profesor)

Kane ofruar asistencen e tyre per te kryer nje Raport per Praktikat me te mira ne vendet e BashkimitEuropian dhe vendet e Ballkanit permenaxhimin e mbetjeve, duke u fokusuar ne avantazhet e mjedisore, dhe jo vetem, te metodes se incinerimit te mbetjeve dhe prodhimit te energjise.

Gjithashtu, profesoret do te bejne shkrime lidhur me avantazhet e Zonave te Trajtimit te Mbetjeve, te cilat do te botohen ne portale te ndryshme, si dhe do te jene te gatshem te marrin pjese ne debate publike, per te mbrojtur me argumente teknika vantazhet qe sjellin zonat e trajtimit te mbetjeve dhe inceneratoret ne sistemin kombetar te menaxhimit te mbetjeve.

Profesoret kane propozuar lidhjen e nje kontrate, fillimisht 6mujore (1 korrik – 1 dhjetor 2020), me nje pagese prej 2000 euro ne muaj (ne total per te tre profesoret), pra ne total 12,000 euro per 6 muaj.

Kontrata do te lidhet me Personin Fizik “SEITSHALLARI”, sipas ekstraktit te QKR bashkelidhur dhe ne kete kontrate do te vendosen edhe emerat e 2 profesoreve te tjere si te nenkontratktuar nga Personi Fizik “SEITSHALLARI”.

Denisa te lutem te me kalosh nje draftkontrate per sherbime konsulence, per ta pershtatur perkete rast, pasi biseda me profesoret eshte bere qe ata sherbimin do t’ja ofrojne shoqerise “Integrated

Energy BV SPV” edhe pse do te mbulojne te treja ZTMapo dhe projekte te tjera sipas kerkesave tona, dhe me pas jua ridergoj per konfirmim.

Per cdo informacion shtese qe do te mund t’ju nevojitet, mbetem ne dispozicionin Tuaj.

Faleminderit e gjithe te mirat,

Ornela.

Ornela Shoshi, PhD

Nga: Oranews