Pse Skënder Buçpapaj duhet të jetë “Poet – Laureat”…

– Nga XHAHID BUSHATI

Shkodër, 06.10.2020

7 Tetor, 2020

Qe kur erdhi për herë të parë në fushën e poezisë me librin e tij të parë “Zogu i bjeshkës”, Skënder Buçpapaj si rrallë poet rajëvizoi portretin e tij. Kodi poetik i këtij libri: Hapësira, vendlindja, mitet, legjendat, fluturimet, etj. na fliste për një poet të talentuar dhe të përveçëm të poezisë shqiptare.

Me librat e tjerë që botoi, veçanërisht “Vetëm të vdekurit pendohen” (poemë, Onufri, 2015), ku personazhi kryesor është Nëna, mund të flasim pa hezitim, vizatimin e saj brilant në mes tokësores dhe hyjnores, mes njerëzores dhe dhimbjes, mes legjendës dhe mitikes, etj. Bota e saj e brendshme pasqyrohet në mënyrë madhështore, po aq dhe hapësira e shpirtit të saj, ku i Biri, poeti Buçpapaj dimesnionin e hapësirës e ka element të dukshëm të individualitetit poetik e primar të krijimtarisë poetike.

Më pas boton libri me poezi “Jubileu i shiut të çmendur” (poezi, Onufri, 2017). Tematikat dhe tipologjitë e këndvështrimeve të poezive janë më të thella. Historia me të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen, identiteti i njerëzve dhe historisë, e folura si dëshmi dhe dëshmira të legjendave, miteve të harruara por të nxjerrura në fokus, flasin për konfiguracione të tilla poetike, të cilat plotësojnë portretin e poetikës shqiptare dhe i bëjnë nder asaj.

Skender Bucpapa dhe xhahid Bushati

Kohët e fundit boton librin me poezi “Imgur” (poezi, Onufri, 2019). Kurba e rritjes poetike është më lartësuese, më lartësuese janë edhe vlerat artistike. Ky libër është ndarë në disa cikle. Elementët: të vatrës, të peizazheve të bjeshkëve e përtej tyre, toka me dashuri të pamatë, po me këtë dashuri edhe për legjendat e mitiken, etj. përmes ngjyrave identitetore libri i paraqitur me shije dhe etikë, flet që poeti Skënder Buçpapaj e ka të veten poezinë, pjesë të shpirtit, ndaj dhe e ka quajtur librin “Imgur”: identitet, ekzistencë dhe njohësi.

Duke respektuar të gjithë kandidatët, unë fola për poetin Skënder Buçpapaj, duke çmuar vlerat e tij, ngase në studimet e mia në fushës e poezisë, në ndjekjen e procesin e saj në mënyrë konseguente, them që vepra poetike e poetit Buçpapaj është një gur i çmuar që duhet respektuar.

Shkodër, 06.10.2020.

Nga Gazeta Nacional