Pse vazhdon e flet Yuri Kim kur nuk e di pse u shpall non-grata Berisha?
Pse vazhdon e flet Yuri Kim kur nuk e di pse u shpall non-grata Berisha?
Nga Ylli Manjani
20 janar 2022
Meqë zonja Kim vijon të bëjë shou mediatik, nuk mund të mos komentojmë mbi ato që tha.
- Zonja Kim thotë, besoj me shumë sinqeritet, pavarësisht përpjekjes për të mbuluar qelbin e çiban Bashës, se: “unë nuk e di përse Berisha u dizenjua non-grata. As Basha nuk e di”… Shumë mirë, dakord që nuk e di, atëherë ça ke që flet për këtë temë?!
A nuk di?! Si mund të japësh shpjegime për diçka që se di?! Përndryshe cila është e vërtetë, ajo që s’di, apo ato që thotë për korrupsionin e Berishës?! Zakonisht njeriu që s’di, ndalon së dhëni sqarime për atë që s’di!
- Zonja Kim, me të drejtë thotë se “… nuk jetoj në botën e hipotezave, por në atë të fakteve..”. Krejt dakord. I coulnd’t agree more. Nuk po e pyesim më për botën e fakteve kundër Berishës sepse ajo nuk i di. Por do kishte qenë mirë të na thoshte ndonjë fjalë për disa fakte nga realiteti që jetojmë. Fjala vjen:
– ç’mendim ka për Edi Ramën që ka sponsorizuar një fushatë elektorale të Obamës? Pati dhe një çështje gjyqësore në Amerikë..
– po për lobimin e Luli Bashës kundër ambasadores Kavalec?!
– po për letër-porosinë që pret ende Prokuroria e Tiranës mbi dëshminë e Nick Muzin?
– po për trafikun e drogës, pastrimin masiv të parave të drogës.
– po për të korruptuarit e opozitës që janë blinduar në SHQUP dhe janë ortakë në kontratat më korruptive të ditës?!
– po për deputetët dhe biznesmenet që thirren për t’u intimiduar përse mbështesin Berishën, ka ndonjë fjalë zonja?!
Natyrisht ajo nuk na e ka borxh të protestojë për çështjet tona. As për dhunën barbare të pushtetit ndaj qytetarëve të pambrojtur. Por meqë ka vendosur të jetojë në botën e fakteve, nuk e nderon injorimi i tyre.
E kuptoj që një diplomat paguhet për të mos thënë të vërtetën, por nëse pretendon se jeton me fakte këto pyetje dhe të tjera ngrihen natyrshëm.
Nejse, kot sa për muhabet sepse për mua nuk ka asnjë rëndësi se thotë një i huaj për punët tona.
Varja. Po lexoja në web një koment editorial te BBC me titull “A po bëhet Amerika e paqeverisshme”?!
Aty flitet për krizë të rëndë demokracie; për ndarjen më të thellë politike që ka ekzistuar ndonjëherë; për krizën e zgjedhjeve; për paaftësinë e Biden; për dhunën në Capitol që përpiqet të eklipsojë djegien e Amerikës në ngjarjet e Black Live Matters, për krizën në Ukrainë, etj.
Flitet madje edhe për idenë e shkëputjes së disa shteteve nga Unioni Amerikan.
Këtë shtet përfaqëson zonja Kim.