Pse veprat e Pikasos janë aktuale edhe sot?
19 Shtator 2024
Në korridorin që të çon në sallën e selisë së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ekspozohet vepra Guernika e bërë në vitin 1955 e Picasso-s. Tabloja e pikturuar nga Picasso ishte në kujtim të masakrës së civilëve në qytetin bask të Guernikës, e cila ndodhi më 26 prill 1937.
Vepra u ekspozua në selinë e OKB-së në Nju Jork nga viti 1985 deri në vitin 2021, kur familja Rockefeller e hoqi atë. Por muri i korridorit mbeti i zhveshur për vetëm një vit: që nga shkurti i vitit 2022, kjo ikonë e paqes është kthyer në vendin e saj për të vazhduar t’u kujtojë krerëve të qeverive dhe diplomatëve tmerrin e të gjitha luftërave. Sidomos tani që konflikti Rusi-Ukrainë duket se nuk ka fund.
Lufta Civile – Picasso pikturoi Guernikën pas bombardimit të qytetit bask me të njëjtin emër nga Legjioni Condor – një trup vullnetar i përbërë nga elementë të Luftwaffe naziste dhe Aviacionit Legjionar Fashist Italian – gjatë Luftës së Përgjakshme Civile (1936-1939) midis forcave mbështetëse të Republikës së Dytë Spanjolle dhe nacionalistëve të Francisco Frankos.
Piktura, e cila u porosit nga qeveria republikane për 300,000 peseta (mbi një milion euro), u ekspozua më pas në pavijonin spanjoll në Ekspozitën Ndërkombëtare ‘Arts et Techniques dans la Vie’, e cila u mbajt në Paris nga 25 maji deri më 25 nëntor 1937.
Pas vdekjes – Kur qeveria republikane ra dhe filloi diktatura ushtarake e gjeneralit spanjoll Franko i frymëzuar nga fashizmi, Picasso nuk lejoi që Guernika të qëndronte në ekspozitë në Spanjë, duke deklaruar se ai mund të kthehej atje vetëm pas përfundimit të frankoizmit. Prandaj kryevepra e mjeshtrit të kubizmit mbeti për shumë vite në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe më pas u kthye në atdheun e tij, i ekspozuar në Casón del Buen Retiro (Museo Nacional del Prado), vetëm në 1982:
Tashmë kishin kaluar nëntë vjet nga vdekja e artistit të madh (8 prill 1973) dhe gjashtë nga ajo e diktatorit Franko (20 nëntor 1975). Që nga viti 1992, Guernica është zhvendosur në Muzeun Reina Sofía në Madrid, ku mund të admirohet edhe sot.