Pse Zëri i Amerikës po përçon zërin e qytetarëve, dhe media e Tiranës interesat e Pushtetarëve? –
Pse Zëri i Amerikës po përçon zërin e qytetarëve, dhe media e Tiranës interesat e Pushtetarëve? –
“Zëri i Amerikës është i vetmi medium që ka thyer antenat e çensurës së rilindjes dhe s’ka lënë ditë pa transmetuar zërin e protestuesve për mbrojtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar!”, shkruante Hysni Gurra, një aktivist i shoqërisë civile.
Në fakt, Zëri i Amerikës po tregon sot se është i dobishëm për shoqërinë shqiptare, po aq sa në fund vitet 80-të, kur ishte pak a shumë zëri i së vërtetës nga perendimi. Shqipëria ka sot qindra televizione private, dhjetëra gazeta, qindra portale online e pak revista, por shumë prej tyre, maxhoranca është kthyer në një megafon të qeverisë socialiste të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, kryebashkiak i Tiranes.
Censura apo vetcensura për rrezikun e vendit të punës i ka kthyer televizionet shqiptare në një blockbuster të dikurshëm, kur merrej dhe jepet kaseta. Nje reviste shkencore Medialock nxori së fundmi një studim ku nxirrte në pah të gjitha mediat që janë megafonë të Bashkisë Tiranë, domosdo për interesa jo të qytetarëve.
Ndërsa Zëri i Amerikës, sidomos në rastin e çështjes së shembjes apo jo të Teatrit Kombëtar ka qenë një zë i pavarur, korrrkt, që i ka dhënë zë e minutash të gjithëve, ndërsa mediat e Tiranës i japin zë qeverisë në një monolog të mërzitshëm që nuk i shikon askush, përvecse atyre që paguajnë apo japin reklamë. Nuk ka një telemetrix të saktë për të parë falimentimin e tv private në Shqipëri, por një gjë është e sigurtë, atyre po u bie rëndësia për shkak se janë nën shërbim të pushtetit dhe jo të vërtetës.
Ndërkohë, këtë vit shërbimi Shqiptar i Zërit të Amerikës shënon 75 vjetorin e transmetimit të parë të gjuhës shqipe, por ajo është po aq e rëndësishme sa dita e parë e saj. Zëri i Amerikës ka qenë dëshmitar i ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar dhe ka shërbyer vazhdimisht si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni. Është e vështirë të gjesh një mjet tjetër shtypi që të ketë mbuluar dhe që vazhdon t’i mbulojë zhvillimet në Ballkan në një mënyrë të tillë gjithëpërfshirëse dhe gjithë-shqiptare si Zëri i Amerikës.
Faleminderit.
Nga: Faktor. al