Publikimi i listës së agjentëve të SHISH në Shqipëri, ish-koloneli anglez: – Ishte goditje shkatërruese
6 Nentor 2022
Goditje shkatërruese pësoi Shqipëria, pasi rrjedhjes së listës me të dhënat e Punonjësve të SHISH, thotë ish-koloneli britanik i inteligjencës ushatarake, Philip Ingram.
Për DailyMail, ai është shprehur se ajo që u bë nga hackerat ishte rrjedhja më e dëmshme për një vend, pasi përshkruan emrat, informacionet e pasaportës dhe numrat e telefonit të anëtarëve të shërbimit të inteligjencës shtetërore të Shqipërisë (SHISH).
Komenti i tij, erdhi pas analizës së medias britanike mbi pasojat e kësaj liste tek emigrimi drejt Britanisë. Sipas DailyMail, në atë listë kishte emra të njohur të krimit, që për pasojë janë duke u ‘kamufluar’ si emigrantë dhe po u drejtohen vendit të tyre.
Ingram paralajmëron se rrjedhjet mund të pengojnë seriozisht përpjekjet britanike për të penguar kriminelët shqiptarë që kontrollojnë kontrabandën e njerëzve me anije të vogla, ndërsa bandat ‘ndryshojnë taktikat e tyre për të qëndruar një hap përpara.
“Këto rrjedhje janë një goditje shkatërruese jo vetëm për shërbimet shqiptare të sigurisë, por edhe për agjencitë tona të zbatimit të ligjit që punojnë për të mbrojtur brigjet tona nga bandat kriminale”, tha ai.
Një zëdhënës i qeverisë shqiptare tha për median britanike se materiali ishte një ‘përzierje e së vërtetës dhe gënjeshtrës’ dhe kundërshtoi disa nga shifrat e përmendura në dokumentet zyrtare si ‘numra krejtësisht të sajuara’.
Më tej, ish-koloneli shtoi: ‘Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik nga Irani, i cili është dënuar nga NATO.’
Pak ditë më parë, hakerat e quajtur “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut” publikuan në Telegram një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Gazeta Dita