Publikohen emrat e patronazhistëve të SPAK-ut/ Shpërthen gazetari i njohur dhe tregon për cilën parti shkon vota e prokurorëve të SPAK-ut: Ky është kanibalizëm ligjor (Zbardhet lista)
Publikohen emrat e patronazhistëve të SPAK-ut/ Shpërthen gazetari i njohur dhe tregon për cilën parti shkon vota e prokurorëve të SPAK-ut: Ky është kanibalizëm ligjor (Zbardhet lista)
16 PRILL 2021
Me anë të një postimi në rrjetin social gazetari, Basir Collaku, ka publikuar ditën e sotme emrat e patronazhistëve të SPAK-ut. Në listën e publikuar, shumica e anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme janë shënuar si votues të Partisë Socialiste.
Collaku në postimin e tij e ka konsideruar këtë si një vepër penale dhe kanibalizëm ligjor.
”Kjo qe kane bere me Prokurorine e Posaçme eshte jo vetem paligjshmeri, jo vetem veper penale, jo vetem nje dhune institicionale. Eshte kanibalizem ligjor. Une nuk marr te mireqene apo bindese asnje nga te dhenat e qeverise e hyqymetit”- shkruan gazetari.
Sipa tij anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, janë profesionistë karriere dhe janë vënë në siklet nga këto publikime.
”Jane profesioniste karriere. Por kjo sigurisht para opinionit publik kjo tabele dhe kto percaktime sigurisht i vene ne siklet. I kompromentojne me dsia nga ngadalesite apo mosveprimet ne kohe ngjarjesh te renda. Tani ata kane rastin te hetojne njehere ne keto afro dy vite per veten e tyre. Nese nuk e bejne mos prisni rezultat tjeter”- përfundoi Çollaku.
Postimi i plotë i gazetarit:
Patronazhistet e SPAK, emrat. Prokuroria te hetoje per veten..
Kjo qe kane bere me Prokurorine e Posaçme eshte jo vetem paligjshmeri, jo vetem veper penale, jo vetem nje dhune institicionale.
Eshte kanibalizem ligjor. Une nuk marr te mireqene apo bindese asnje nga te dhenat e qeverise e hyqymetit. Ata kane bindjet e tyre dhe kjo nuk kompromenton asnjerin prej tyre profesionalisht. Pavaresisht se mbikqyresit i kane shenuar thuajse te gjithe PS. Jane profesioniste karriere. Por kjo sigurisht para opinionit publik kjo tabele dhe kto percaktime sigurisht i vene ne siklet.
I kompromentojne me dsia nga ngadalesite apo mosveprimet ne kohe ngjarjesh te renda. Tani ata kane rastin te hetojne njehere ne keto afro dy vite per veten e tyre. Nese nuk e bejne mos prisni rezultat tjeter.