Publikohen të dhënat e provave klinike, BBC tregon sa përqind është efektive vaksina kineze ‘Sinovac’
Publikohen të dhënat e provave klinike, BBC tregon sa përqind është efektive vaksina kineze ‘Sinovac’
3 PRILL 2021
Vaksina kineze kundër koronavirusit “Sinovac” është e 50.4% efektive. Ky është përfundimi i provave klinike braziliane, sipas rezultateve të fundit të lëshuara nga studiuesit.
BBC shkruan se kjo tregon që vaksina është dukshëm më pak efektive sesa sugjeronin të dhënat e mëparshme, pak më shumë se 50%, një përqindje kjo e nevojshme për miratimin nga Agjencia e Rregullatorit të Barnave.
Vaksina kineze është një nga dy që qeveria braziliane ka përzgjedhur për vaksinimin e popullsisë. Brazili ka qenë një nga vendet më të prekur nga Covid-19.
Disa vende, përfshirë Indonezinë, Turqinë dhe Singaporin, kanë bërë porosi për vaksinën.
Javën e kaluar studiuesit në Institutin Butantan, i cili ka qenë duke kryer provat në Brazil, njoftuan se vaksina kishte një efikasitet prej 78% kundër rasteve “të lehta deri në të rënda” të Covid-19.
Por të martën ata zbuluan se llogaritjet për këtë shifër nuk përfshinin të dhëna nga një grup i “infeksioneve shumë të lehta” midis atyre që morën vaksinën që nuk kërkonte ndihmë klinike.
Me përfshirjen e këtyre të dhënave, shkalla e efikasitetit tani është 50.4%, thanë studiuesit.
Por Butantan theksoi se vaksina është 78% efektive në parandalimin e rasteve që kishin nevojë për trajtim dhe 100% efektive në largimin e rasteve të moderuara nga ato serioze.
Provat e Sinovac kanë dhënë rezultate të ndryshme në vende të ndryshme.
Muajin e kaluar studiuesit turq thanë se vaksina Sinovac ishte 91.25% efektive, ndërsa Indonezia, e cila zhvilloi programin e saj të vaksinimit masiv të Mërkurën, tha se ishte 65.3% efektive. Të dy ishin rezultate të ndërmjetme nga provat e fazës së vonë.
Gazeta Sot