![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/Donald-Trump-po-hetohet-per-%E2%80%98Spiunazh-ja-cfare-u-gjet-gjate-kontrollit-nga-FBI.jpg?fit=640%2C360&ssl=1)
Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/Donald-Trump-po-hetohet-per-%E2%80%98Spiunazh-ja-cfare-u-gjet-gjate-kontrollit-nga-FBI.jpg?resize=492%2C277&ssl=1)
Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI
12 Gusht 2022
Publikohet ditën e sotme dokumenti i gjykatës, ku tregon se Ish-Presidenti Donald Trump po hetohet për
shkelje të një ligji federal të njohur si Akti i Spiunazhit.
Urdhri thotë se agjentët janë të autorizuar të gjejnë prova që zbulojnë përpjekjet e Trump për të mbajtur
në mënyrë të paligjshme informacione të ndjeshme që mund të ndihmojnë kundërshtarët amerikanë ose
të shkatërrojnë ose fshehin dokumentet e qeverisë amerikane.
Ja çfarë thotë urdhri që lejoi agjentët e FBI-së të kryenin kontroll në rezidencën Mar-a-Lago:
– Çdo dokument fizik me shenja klasifikimi, së bashku me çdo kontejner/kuti
– Detaje në lidhje me ruajtjen ose transmetimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare ose materialeve
të klasifikuara
– Çdo rekord qeveritar dhe/ose presidencial nga mandati i Trump
– Çdo dëshmi e ndryshimit, shkatërrimit ose fshehjes së vetëdijshme të çdo dokumenti qeveritar
dhe/ose presidencial, ose të ndonjë dokumenti me shenja klasifikimi.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/640-0-62f6bc6f4baae.jpg?resize=594%2C736&ssl=1)
Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/640-0-62f6bc6f11cff.jpg?resize=576%2C665&ssl=1)
Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI