PUKA-një risi turistike e rangut të parë per pushime dimerore.
Artan Shkreli: Qyteti i Pukës ka potencialin për t’u shndërruar në një magnet turistik veçanërisht për pushime dimërore.
Qyteti i Pukës ka potencialin për t’u shndërruar në një magnet turistik veçanërisht për pushime dimërore.
Fotot janë publikuar nga Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Territorit dhe Urbanistikës.
Shkreli thotë se punimet e krijimit të zonës rekreative të Pukës rrotull liqenit artificial po krijojnë veç të tjerash, dhe një pejzazh të harmonishëm alpin.
Shkreli beson se shumë shpejt një risi turistike e rangut të parë do shpërfaqet në këtë zonë të qytetit verior që do thithë një numër të madh vizitorësh për të shijuar klimën unike që kjo krahinë rezervon.