13 Janar 2025

Pjesa më e madhe e komunave të Pukës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora e dendur që ka ndërprerë qarkullimin e makinave, por edhe furnizimin e tyre me energji elektrike. Fshtrat Iballë, Fierzë dhe Blerim janë pa energji që prej së shtunës, për shkak të rrëzimit të shtyllave.

Në qarkullim, aksi i njohur Qafë Mali – Bajram Curri vazhdon të jetë i bllokuar prej tre ditësh, ndërsa në dy akset e tjerë, Qafë Mali –Kukës dhe Qafë Qelë – Pukë – Fushë Arrëz, qarkullimi mund të bëhet me zinxhirë. Gjithsesi, Policia e Shtetit ka njoftuar që makinat e tonazhit të rëndë e kanë të pamundur të kalojnë në këto rrugë.

Aksi Qafe Mali-Flet, bllokohet here pas here si pasoje e eres se forte qe e kthen boren ne rruge. Qarkullimi ne akset e Malesise se Madhe dhe ne aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet te behet me zinxhire.