Pulat e ngordhura nga Gripi: – Bën vaki s’i kanë groposur, i bëjnë sallam
Pulat e ngordhura nga Gripi: – Bën vaki s’i kanë groposur, i bëjnë sallam
Nga Inelda Vallja, Edi Ruçi, Mark Brunga
24 Mars 2022
Mbi 382 mijë shpendë përllogaritet se kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve në vendin tonë sipas të dhënave të ministrisë së Bujqësisë. Tregtimi dhe lëvizja e shpendëve është ndaluar në qarqet Durrës, Korçë e Berat, ndërsa në qytetet e tjera vijon normalisht. Prokuroria e Durrësit ndërkohë po heton menaxhimin e situatës.
Rreth 383 mijë shpendë përllogaritet se kanë ngordhur si pasojë e përhapjes së gripit të shpendëve në vendin tonë.
Në qarqet Durrës, Dibër e Korçë, që mbeten vatra të konfirmuara të sëmundjes, ku tregtimi dhe lëvizja e shpendëve tashmë është e ndaluar.
Gjeci: Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.
Durrësi është qarku më i prekur, pasi gripi i shpendëve ka depërtuar në disa pulari të mëdha.
Teksa vijon procesi i groposjes së pulave të ngordhura, bizneset janë të pritje të urdhrit për eleminimin e shpendëve të gjallë të infektuar.
“Nuk na ka ardhur akoma njoftimi dhe vendimi për eleminimin e tyre. Mbetemi në këtë proces aktualisht, që dje puna është pezulluar.”
Menaxhimi i situatës së krijuar nga firmat dhe zyrtarët po hetohet nga Prokuroria e Durrësit me dyshimin e shkeljes së rregullave të karantinës dhe shpërdorim detyre.
Përtej tre zonave të kuqe, pulat e shpezët e tjera vijojnë të shiten lirshëm në tregje edhe pse tregtarët janë më të paktë.
Këto pamje vijnë nga Fieri.
Në Fier pulat gjendjen në tregje dhe duket se askush nuk monitoron situatën.”
Ndërsa kështu shiten pulat në Vlorë.
“Kanë ardhur dje dhe sot, i kemi dhënë lejet.”
“Nuk është treg që plotëson kushtet e higjienës sanitare.”
Por blerësit janë më të paktë se zakonisht.
Edhe pse autoritetet thonë se mishi dhe vezët nuk paraqesin rrezik nëse gatuhen mbi 70 gradë, konsumatorët hezitojnë për siguri.
“Nuk kemi marrë se kemi frikë.”
“Po bën vaki s’i kanë groposur dhe i bëjnë sallam.”
Gripi i shpendëve u konfirmua më 19 Mars, ndërsa institucionet reaguan me vonesë për situatën.
Tv Oranwevs