Punoni në të zezë apo keni vështirësi ekonomike, kryeministri Rama ka një lajm të mirë për të gjithë ju: Kjo është paga që do të merrni! (SHIFRA)

20 PRILL 2020

Kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe familjet që nuk kanë përfituar deri tani, të cilat janë në vështirësi ekonomike por nuk janë pjesë të ndihmës ekonomike.

Rama ka thënë se janë 70 mijë familje të tilla të cilat mund të kenë kryefamiljarët punonjës në të zezë apo të papunë dhe nuk janë pjesë e ndihmës ekonomike por për ta do të ketë një pagesë direkte prej më shumë se 80 mijë lekëve.

”Ata që punojnë në të zezë apo kanë vështirësi ekonomike, janë në grup prej 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por edhe pse kanë pasur një pikëzim më të lartë se i atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh se të tjerët. Po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, një herë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë, kur do të ndodhë, do e kemi këtë javë të qartë. Do mundemi ta lajmërojmë edhe këtë shumë prej atyre që ankohen që janë në punë në të zezë, vështirësi ekonomike. Ndihmë ekonomike direkte.”- tha Rama.

Gazeta Sot