Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: – Kemi 2 muaj pa marrë pagat
29 Dhjetor 2023
Kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmemaxhimi si dhe shtim të numrit te personelit në mënyrë fiktive.
Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë. Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe reforma në administrate që pritet të nis zbatimin në janar të 2024 i ka ngritur në protestë.
Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmemaxhimi si dhe shtim të numrit te personelit në mënyrë fiktive.
Reforma prek rreth 40 punonjës të portit Shëngjin, por te larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selektive me prapavije politike.