‘Pushime falas për ata që mposhtin koronavirusin’, biznesmeni bën premtimin e madh për të shëruarit: Duke nisur nga 1 qershori mund t’i prenotoni në këto vende
‘Pushime falas për ata që mposhtin koronavirusin’, biznesmeni bën premtimin e madh për të shëruarit: Duke nisur nga 1 qershori mund t’i prenotoni në këto vende
25 PRILL 2020
Një lajm i mirë vjen për të gjithë ato që mposhtin koronavirusin, një biznesmen italian nga Kalabria ka premtuar publikisht se do të ofrojë pushime falas për këtë kategori. Kjo nismë nga Matteo Cassiano parashikon pushime falas për gjithë ata që kanë qenë në terapi intensive dhe janë shëruar.
Cassiano, biznesmen i cili merret me vlerësimin e pronave imobiliare dhe promovimin e territoreve italiane ka menduar gjithashtu edhe për mjekët. Për mjekët dhe infermierët që për shkak të virusit duan të rrinë larg familjeve, ai ka vënë në dispozicion disa banesa.
“Duke nisur nga 1 qershori, kush ka mposhtur virusin mund të prenotojë pushimet në Kalabri, Marina di Tortora, Praia a Mare të San Nicola Arcella; në Basilicata të Maratea; në Sardegna të Porto Cervo, Arzachena; në Toskanë, Forte dei Marmi dhe në Lombardi, Lazio, Milano dhe Romë, për gjithë ata që synojnë turizmin kulturor”, thuhet në njoftimin e biznesmenit.
Gazeta Sot