Pushime të lira? Zgjidhni shtatorin. –

Maji dhe shtatori kanë rezultuar si muajt ku pushimet mund të jenë më të qeta dhe të realizohen me çmime më të lira.

Kreu i shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi ka deklaruar se vitet e fundit ka patur një tendencë në rritje të shqiptarëve për të pushuar në këto muaj.

“Periudha e lëvizjes së shqiptarëve është shtrirë që nga maji deri në shtator. Sidomos pensionistët preferojnë këto lëvizje për paketat me çmime më të ulëta. Kjo e ndihmon turizmin,” ka thënë Topuzi për Ora News.

Përfaqësuesi i shoqatës së operatorëve turistikë Besnik Vathai shprehet se ulja e çmimeve është një prej arsyeve kryesore që shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë shtatorin. Sipas tij, nëse krahasojmë të njëjtat paketa me gushtin apo korrikun, ulja arrin deri në 50%.

Por kjo tendencë nuk paraqitet e njëjtë për turizmin vendas.

Zak Topuzi argumenton se pushimet në këto dy muaj shoqërohen jo rrallë herë me probleme që lidhen me shërbimin dhe nivelin e çmimeve.

“Duhen politika të cilat nuk zgjidhen në këto momente. Duhet të mendohemi gjatë sesi mund të organizohet biznesi, qoftë në qeveritë lokale, për ta zgjidhur këtë problem të shfrytëzimit.”

s.a/dita