“Pusht-tetarët duargjatë e të pangopur”, mjeku Kalo: Po ku ishe ti Adam…
“Pusht-tetarët duargjatë e të pangopur”, mjeku Kalo: Po ku ishe ti Adam…
Mjeku i njohur Tritan Kalo në një postim të tijin shprehet se nuk preferon të njihet në memorien historike si Adami, të personazhit në kryeveprën e kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit.
” Kontributi i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm. Shpresoj se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë nuk dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”. Bashkëkombasit e mi, vijoni të bëni shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19″, shprehet Kalo në një postim në Facebook.
Postimi i plotë
Duke qenë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, duhet ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qenie sociale e ndërgjegjësuar, si një mantel bardhë i panjolltë, unë e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i pusht-shtetit nga pusht-shtetarët duar-gjatë e të pangopur.
Në “PROVOKACIJA” më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano. Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domosdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte.
Hedhja në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qenësishme: 1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim – Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë.
Koha dhe analizimi i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerrim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen..
Kontributi i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm. Shpresoj se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë nuk dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”. Bashkëkombasit e mi, vijoni të bëni shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19.
Ka sot më shumë se dje edhe dritë jeshile në fund të tunelit. Ne së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!
©Copyright Gazeta SHQIP