Pushteti absolut i PS po kthen Shqipërinë në formë monizmi? Gjinushi për Panorama TV: – Kur ka krizë në vend kërkohen zgjedhje të parakohshme, gara jep balancë
13 Qershor 2023
Kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në një intervistë për emisionin ‘Log.’, tek Panorama TV ka komentuar situatën politike në vend, ku tha se në Shqipëri nuk mbahen zgjedhje të parakohshme kur ka kriza dhe kjo çon dhe në qarkullimin e elitave jo sipas meritës.
Lidhur me pyetjen e moderatorit, Endri Xhafo se çfarë do thotë për të që vendi sot po kthehet në formë monizmi për shkak të pushtetit absolut nga mazhoranca, Gjinushi citoi “sot kemi më shumë, jo vetëm marrje pushteti nga PS por lëshim nga opozita”.
Pjesë nga biseda:
“Katër institutet e Albanologjisë duhet të fuqizohen, njësitë janë autonome. Në statut është shkruar se buxheti del zë më vete dhe bëhen vetëm nga drejtuesi përkatës”.
Çfarë ndjesie ju jep që sot Shqipëria po kthehet në formë monizmi për shkak të pushtetit absolut të PS, e cila festoi dje dhe 32 vjetorin e saj?
“Politika është balancë, gara e kontrolli e mban, kjo bëhet përmes zgjedhjeve. Ne kemi deformuar zgjedhjet, kriza shqiptare nis në 96, kur u godit rregullatori kryesor, ishin manipulim total zgjedhjet. Kudo zgjedhjet janë zgjidhje, kudo ku ka krizë në një vend bëhen zgjidhje të parakohshme, ne i kemi tmerr dhe nuk i kemi ushtruar. Kjo çon në atë që qarkullimi i elitave nuk bëhet sipas meritës, në shkallën e duhur dhe sot kemi më shumë, jo vetëm marrje pushteti nga PS por lëshim nga opozita”, tha ai.
Gazeta Panorama