Putin cakton 8 korrikun, si datën e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi
10 Qershor 2023
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi sot vendosjen e armëve bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë fqinje, duke filluar nga 8 korriku. Një vendim që mund të jetë vendimtar në zhvillimin e këtij konflikti të nisur më shumë se një vit më parë.
“Siç e dini, në datat 7-8 korrik do të përfundojë përgatitja e objekteve përkatëse dhe do të fillojmë menjëherë vendosjen e armëve përkatëse në territorin tuaj. Kështu që çdo gjë po shkon sipas planit”, tha Putin kur u takua me presidentin aktual të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në rezidencën e tij verore në resortin e Soçit, teksa patën edhe një drekë plotë vitamina frutash.
Me gjithë këtë, presidenti rus ka deklaruar se do të flasë me homologun e tij bjellorus “ballë për ballë” për çështjet e sigurisë. “Në përgjithësi gjendja është e stabilizuar, do të thosha se është edhe e mirë. Unë kam shumë besim në të”, tha ai.
Më 25 mars, Putin njoftoi se, pas kërkesës së Bjellorusisë, ai do të vendoste armë taktike bërthamore në vend sipas “shembullit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”.
Ai gjithashtu tregoi se një objekt magazinimi për armët bërthamore në tokën Bjellorusia do të jetë gati më 1 korrik.
Gazeta Dita