Putin është i izoluar, jo i mundur
4 Korrik 2023
“Rusia është një rebus, i mbështjellë në një mister, brenda një enigme”. Fraza është e Winston Churchillit, dhe ai e bëri këtë konstatim në vitin 1939, pasi nuk dinte se cilat ishin «synimet e Bashkimit Sovjetik për ndarjen e Polonisë me Gjermaninë naziste”.
Aforizmi i famshëm i përshtatet shumë Vladimir Putinit pas ngjarjeve të 24 qershorit dhe revoltës, e cila më pas u ndal, së Evgenij Prigozhinit dhe ushtrisë së tij private.
Ka nga ata që argumentojnë se në fund të saj, presidenti rus madje u forcua, ndërsa të tjerë vërejnë se shpërthimi haptaz i luftës midis fraksioneve për pushtet e ka dobësuar pashmangshmërisht atë.
Ukraina shpreson se kriza politike dhe ushtarake e Kremlinit i jep avantazh asaj pjese të nomenklaturës ruse që kundërshton konfliktin. Shumë humbje njerëzore (akuza e Prigozhinit drejtuar krerëve ushtarakë se i kishin fshehur); kostot janë të tepërta.
Maska e Putinit në gjithë këtë situatë mbeti e paprekur. I ftohtë. Si fantazmë. Një rebus.
Nëse do të ishte masa e pushtetit të tij, duhet të supozojmë se ai ka mbetur i paprekur. Ajo që fsheh maska ??është misteri që turbullon gjumin e Perëndimit. Ndryshe nga Rikardi III ose Makbethi, e tija duket një ligësi vetmitare. E veshur nga një pushtet i gjatë, tani pothuaj sa ai i Stalinit, i cili e shqetësoi kaq shumë Churchillin.
Parabolës së Putinit duket se i ka ardhur fundi, edhe pse cari është larg të qenit i izoluar në botë. Dhe thuhet se nacionalizmi popullor rus nuk do të rigrupohet rreth liderit të tij. Perëndimi, nga ana tjetër, do që ai të mposhtet, por jo shumë. Sepse e keqja nuk ka fund, veçanërisht në një vend të madh me 6000 koka me mbushje bërthamore. Dhe këtu enigma është e plotë.
Gazeta Shqip