Putin firmos dekretin për termocentralin Ukrainas, më të madhin në Evropë
6 Tetor 2022
Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për transferimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në jug të Ukrainës nën kontrollin rus.
Termocentrali, më i madhi në Evropë, ka qenë i pushtuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, por ende drejtohet nga teknikë ukrainas.
Kreu i rregullatorëve të energjisë në Kiev u ka kërkuar punëtorëve të mos nënshkruajnë asnjë dokument me pushtuesit rusë.
Agjencia shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom e kritikoi dekretin, duke e quajtur atë “të pavlefshëm, absurd dhe joadekuat”.
Masa shënon pjesën e parë të planeve të Putinit për të rivendosur “stabilitetin” në provincën e aneksuar ilegalisht, ku forcat ruse kanë humbur gradualisht terren ndaj forcave ukrainase.
Ndërkohë, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, IAEA, tha se kishte mësuar për planet për të rifilluar një reaktor në termocentral. Të gjashtë reaktorët kanë qenë jashtë linje për javë të tëra.
Gazeta Sot