Putin pa thyen rregullin dhe po dërgon në front lufte edhe gratë e burgosura
14 Mars 2023
Lufta e ashpër Ukrainë-Rusi, duket se nuk ka një fund! Presidenti Vladimir Putin pa thyen rregullin dhe po dërgon në front lufte edhe gratë e burgosura, për të kompensuar viktimat e luftës.
“Javën e kaluar pati lëvizje të mëdha trenash drejt Donetskut, ku u dërguan të burgosur në luftë. Në një prej vagonëve kishte edhe gra të burgosura”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Edhe më hërët është raportuar se shumë prejt ë dënuarve janë transferuarnë burgun “Kuschevka” në rajonin Krasnodar, pranë zonës së luftës.
Aty, disa prej tyre, të liruara nga burgu përmes një skeme të lidhur me mobilizimin e vendit për luftë, u futën në punë për të ndihmuar me furnizimin e ushtarëve me ushqime dhe pajisje.
Olga Romanova, e Fondacionit “Rusët pas hekurave”, tha se rreth 100 gra janë dërguar në Ukrainë deri tani.
Më parë, burrat e burgosur të dërguar në luftë janë bërë pjesë e grupit mercenar Ëagner, por së fundmi, themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk do të marrë më luftëtarë nga kjo kategori, pa dhënë shpjegime pse.
Gazeta Sot