Putin po mendon të shtypë ‘butonin e kuq’? – Rusia nis praktikimin e sulmeve atomike, simulime raketore me aftësi bërthamore në Kaliningrad
Putin po mendon të shtypë ‘butonin e kuq’? – Rusia nis praktikimin e sulmeve atomike, simulime raketore me aftësi bërthamore në Kaliningrad
5 MAJ 2022
Përmes një deklarate për media, ministria e Mbrojtjes ruse thotë se Moska ka praktikuar “lansime elektronike” të simuluara të sistemeve të raketave balistike të lëvizshme Iskander me aftësi bërthamore.
Rusia deklaron se forcat e saj kanë praktikuar sulme raketore të simuluara me aftësi bërthamore në enklavën e Kaliningradit në Detin Baltik, e cila ndodhet midis vendeve anëtare të BE-së, si Polonia dhe Lituania.
Moska thotë se ka praktikuar “lansime elektronike” të simuluara të sistemeve të raketave balistike të lëvizshme Iskander me aftësi bërthamore,
Sistemi Iskander mund të përshkojë një distancë deri në 700 km (440 milje) dhe mund të arrijë, për shembull, në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Kaliningradi është një pikë kyçe në Evropë nën drejtimin e Moskës me një distancë prej 300 km larg nga Rusia.
Gazeta Sot