“Putin si Millosheviç”. Kryeministri britanik: – Mund të akuzohet për krime lufte
“Putin si Millosheviç”. Kryeministri britanik: – Mund të akuzohet për krime lufte
24 SHKURT 2022
Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të përballet me akuza për krime lufte për pushtimin e Ukrainës. “Kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm mund të përballet me gjykatën”- tha Johnson
Ai u tha gjithashtu deputetëve se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për të ngritur një “gjykatë të veçantë ndërkombëtare për krimet e luftës për ata që janë të përfshirë në krimet e luftës në Ukrainë”.
Kryeministri britanik gjithashtu e krahasoi rastin e sulmit mbi Ukrainën me luftën në Kosovë. Ai kujtoi në përfundim të fjalës së tij, fundin e Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq gjatë gjykimit në Hagë.
Gazeta Sot