Putin vë në arrest kreun e FSB-së? Burime nga shërbimi sekret rus: – E fajëson për tablo të rreme mbi situatën në Ukrainë
Putin vë në arrest kreun e FSB-së? Burime nga shërbimi sekret rus: – E fajëson për tablo të rreme mbi situatën në Ukrainë
11 Mars 2022
Vladimir Putin thuhet se ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij pasi i ka fajësuar ata për dështimet e inteligjencës në Ukrainë.
Burime brenda FSB-së thanë se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putinit. Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Besedës.
Sipas burimeve ushtarake, Putin është ‘vërtet i pakënaqur’ me agjencinë – të cilën ai e drejtonte para se të bëhej president.
Persona afër Putin thonë se Shërbimi i sigurisë FSB i dha atij indicie të besonte se Ukraina ishte e dobët dhe do të dorëzohej lehtësisht nëse sulmohej, parashikim që nuk ndodhi.
Disa ditë para pushtimit, u përhap një video që tregonte se si Putin i fliste ashpër kreut të FSB ndërkohë që atij nisi t’i merrej goja me një pamje dukshëm të frikësuar.
Gazeta Dita