Putini: – Jemi të gatshëm të negociojmë për luftën, ata po na refuzojnë
25 Dhjetor 2022
Presidenti Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës ndaj Ukrainës, por në të njëjtën kohë është duke akuzuar Perëndimin dhe Kievin për “refuzim” dhe kompromis.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata. Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, ata janë.
Unë besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë.
Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë”, tha presidenti rus për një televizion shtetëror.
Përpos deklaratës së Putin-it, duket se Rusia nuk është ende e gatshme të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Jo më larg se mëngjesin e sotëm Kievi u zgjua nga sulmet ruse, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve.