“Putini synon një konflikt të ri në Ballkan”: – Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiç!
22 Qershor 2022
Befason Lideri Politik i Vojvodines
Politikani i njohur serb, Nenad Čanak ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se “Rusia synon të vrasë Presidentin e Serbisë Aleksnadër Vuçiç”.
Në një intervistë dhënë së fundmi në televizionin FACE të Sarajevës, presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, deklaroi gjithashtu se Rusia ka për qëllim të nisë një konflikt të ri në Ballkan.
Kjo sipas tij pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”.
Čanak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.
Sipas tij, Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.
“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun. Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.
Serbia e Vuçiçit nuk e ka bërë këtë, megjithatë i ka dalë në mbrojtje Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin territorial.
Gazeta Shqiptare