Pyjet

Pyjet dhe paradigma e nismës se ministrit “Klosi“. –

Nga: Mehmet Metaj

Nëse Pyjet mbulojnë më shumë se një të tretën e sipërfaqes së tokës të Evropës (45 % ose 1.02 miliardë hektarë) tek ne sot ato mbulojnë rreth 60 % te territorit (1.5 mln ha), paçka se ato janë sakatuar gjatë tranzicionit dhe rreth 30 % e tyre është kthyer në cungishte dhe shkurre dhe është pakësuar fondi pyjor me rreth 100 mije ha  (50 mije ha nga djegiet nga zjarret dhe 50 mije të tjera nga prerjet pa kthim të tyre dhe volumi i lëndës drusore është reduktuar në minimum. Shkatërrimi i  pyjeve gjatë tranzicionit është më i madh dhe se ai gjatë 50 viteve të sistemit të centralizuar socialist ku u megjithëse u shfarosen dhe prenë rreth 200 mije ha pyje (për të hapur-krijuar toka buke dhe kullota polifite) por njëherazi u pyllëzuan rreth 400 mije ha, dhe u kompensua sipërfaqja e prerë e pyjeve.

Struktura e Re qeverisëse “Rama 2“ (2017) reduktoi dhe bashkoi disa ministri, ku u bashkuan në një simbiozë të pazakontë dhe ministria e Turizmit dhe Mjedisit si asnjë vend në botë dhe ku si pasojë u shkri fare dhe Drejtoria e Pyjeve dhe sot ne jemi i vetmi vend në Evropë pa Drejtori Pyjesh, pa Shërbim Pyjor, pa marrë parasysh nga njëra anë problematikën komplekse dhe alarmante të pyjeve, mbulesën 60 % të territorit dhe nismat globale të ndryshimeve klimatike, pas Marrëveshjes së Parisit (2016) ku tashmë gjithë bota i ka kthyer sytë nga pyjet si shpëtimtare të katastrofës ekologjike, dhe duke patur parasysh që pyjet tanë gjate tranzicionit janë masakruar barbarisht dhe vazhdojnë te masakrohen çdo dite pavarësisht nga Moratoriumi „“de jure“ te shfrytëzimit te Pyjeve  te  2016’es …!

Pyjet dhe paradigma e nismës “Klosi“. –

Ramës ia mbushën mendjen profanët, dhe servilët raja‘ me të cilët rrethohet ose e rrethojnë që të mos krijohët Agjencine Kombëtare e Pyjeve, që ishte në programin qeverisës të PS-së, e përgatitur nga një grup ekspertësh profesionistë në konsultim dhe sipas propozimeve të institucioneve prestigjioze si BB-re dhe FAO, dhe krijoi Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (e cila s’numëron dot asnjë rezultat që prej krijimit të sajë.. dhe tregues sinjifikativ i punës së sajë është lënia e PK Lurë të shkatërrohet përfundimisht një nga parqet më me vlera ekologjike dhe biodiversiteti, me specie të rralla në Evropë dhe liqene glaciale etj?! dhe pyjet “për t’i hequr qafe“ jua kaloi bashkive që s’kanë as përvojë as kapacitete institucionale për administrimin dhe mbarështimin e tyre dmth i la mall pa zot, dhe kjo duket se megjithese ka nje moratorium per shfrytëzimin e pyjeve matrapazët e lënë azat vazhdojnë pa problem se s’ka shërbim pyjore dhe kamionet vazhdojne te transportojne lende dhe dru zjarri përditë drejte qendrave te mëdha tregtare dhe qyteteve dhe jashtë vendit.

Është një rast unikal në botë ky që Rama me veto (pa asnjë konsultë me specialistët dhe publikun) dhe pa asnjë referencë të huaj (asnjë vend në botë nuk ka ndermarre vendime të tilla primordiale që t’jua jap në administrim-pronësi gjithë pyjet shtetërore-publike bashkive, dhe të shkrijë Shërbimin Pyjor..duke i lënë pyjet sot një “pasuri pa zot”,..Ministri i Ri i Turizmnit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, për të vazhduar-imituar stilin qeverisës të papërgjegjshëm të Ramës dhe mbuluar kasaphanën e pyjeve ka ndërmarre gjoja një nismë “kumbuese”, por që në shpalljen e saj ajo është e shoqëruar nga një paradigmë që e ka burimin tek stili “Rama”, i bërjes vetëm thjeshtë shoë TV-iv dhe asgjë tjetër, fol dhe mos bëj asgjë..se diçka mbetet..!!! për të mbjelle 20 milion e 200  mijë pemë deri në v. 2020, dhe duke e quajtur këtë nismë “clean & green” në kuadrin e nismave globale pas Marrëveshjes së Parisit(2016) për ndryshimeve klimatike dhe asajë evropiane “Horison-2020”.

Po a është vërtetë kjo një nismë serioze apo është thjeshtë një fasade paradoksale pa angazhime fondesh dhe pa objektiva të qarta ?!.” Nisma e z. Klosi është se brenda 2020-s, do të mbillen 20 milion e 200 mijë pemë në Shqipëri, por jo fidanë pyjore (!)gjoja në kuadrin e një Programi të Qeverisë të quajtur “Clean & Green 20/20”, i cili pat filluar me pastrimin e mbetjeve urbane dhe tani plekset edhe me mbjelljen e pemëve por jo të fidanëve pyjorë apo krijimin e pyjeve të rinj siç jemi mësuar të dëgjojmë nga e gjithë bota, dhe në një takim-shoë të ditëve të fundit, ministri  Klosi, e bën vet dhe prezantimin teknik (dhe jo Drejtori i Pyjeve..se s’ka Drejtori Pyjesh..?!).

Dhe nga kjo Ministri raportohet se vetëm gjatë vitit të kaluar në kuadër të programit ‘Clean & Green’ 2020” u mbollën 4.5 mln pemë, por paradigma e kesajë nisme është se ajo synon të mbillen pemë por se çarë pemësh nuk dihet, dhe përmenden shifra për mbjelljen e arrave dhe gështenjave dhe asnjë fidanë pyjorë, dhe s’jepet asnjë shifër se sa fidane pyjorë janë mbjellë dhe sa do të mbillen dhe sa pyje të rinjë do të krijohen deri ne vitin 2020 dhe se nga do të merren fidanat pyjorë (kur sot s’ka asnjë fidanishte pyjore shtetërore, sa fonde janë akorduar për këtë, se për incineratorët e djegies së mbetjeve urbane janë dhene mbi 150 mln euro nga buxheti i shtetit ndërsa për pyjet zero..etj..

Ndërkohë Shërbimi Pyjor Shqiptar është në një gjendje impasi-zgripi, përballë sfidës së dekonsiderimit. si në asnjë vend në Evropë dhe po përjeton sfidën e denjigrimit dhe mbijetesës, nga dekonsiderimi nga militantizmi politik dhe injoranca administrative shtetërore e tranzicionit, nga e cila megjithese kan kaluar tashmë 24-vite s’po dilet dot. Por vandalizmën dhe injorancën në administrimin e burimeve natyrore dhe pyjeve nuk do ta paguajmë aq shumë se sa brezat që do të vijnë dhe nëse ka nje kusht të paplotësuar që ne nuk e meritojme antarësimin në BE është sjellja jonë vandale ndaj natyrës dhe pyjeve. Realitetin tragjik i pyjeve u shoqërua nga vetë shteti-qeveria me atë tragji-komik të shkrirjes se Shërbimit Pyjor Shqiptar me përvojen e një shekuuli dhe që u denjigrua në një strukturë të copëzuara pranë bashkive dhe ai është sot inekzistent. Dhe kjo gjendje impasi vjen nga injorimi i strategjisë ekzistuese te sektorit te Pyjeve dhe Platformes Institucionale te miratuar ne v. 2004 me asistencen e BB-re dhe FAO’s nga vet Qeveria Rama.

Ky denigrim vjen nga mosrealizimi i reformës institucionale të sektorit të pyjeve, sipas rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare (BB-re dhe FAO) megjithë mbështetjen financiare të dy projekteve të njëpasnjëshme të Bankës Botërore dhe FAO’s (40 mln USD, 1995-2014..), dhe miratimit të “Platformës së Reformës Institucionale në Sektorin e Pyjeve’, ku ështe propozuar si e vetmja zgjidhje per ringritjen dhe rivendosjen ne normalitet te sektorit te pyjeve: krijimi i një strukture autonome-vetëfinancuese për menaxhimin e pyjeve, dhe kjo e miratuar me V.K.M. Nr. 247 dt. 23.04.2004, por kjo ende’ nuk bëhet realitet dhe Shërbimi Pyjor Shqiptar mban  struktura inefiçiente të viteve ’70 !!

Ja disa shifra dhe fakte per katastrofen mjedisore lidhur me pyjet:

  • Jemi i vetmi vend në Evropë që megjithë 40 mln USD të shpenzuara për pyjet nuk dimë ende’ sot se sa pyje kemi (1.5 mln ha apo 1 mln ha) dhe kadastra jonë punon me inventarizimin e vitit 1987 dhe s’kemi ende’ nje database dixhital apo nje kadastër të saktë kombëtare për pyjet dhe kullotat ?!!
  • Gjate tranzicionit janë prerë ilegalisht dhe djegur rreth 100 mijë hektar pyje dhe asnjë analizë dhe asnjë masë rehabilituese-resturuese.. ku dëmi përllogaritet në rreth 50 mln euro.
  • Ka dy dekada që nuk bëjmë as pyllëzime/ripyllëzime as prita malore, gjë që ka shkaktuar këto përmbytje biblike nga erozioni drastik, 35-30 ton/ha/vit, më i larti në Evropë dhe nga më të lartët në botë.
  • U trumbetua dhe teoria primordiale e ish-kryeministrit për mbjelljen e arrorëve dhe kjo si ish-teoria kriminale e krijimit të kullotave polifite dhe prishjes se pyjeve/dushkajave tona shekullore dhe arrorët prishën disa mijëra ha pyje dhe ato pak rrënjë që u mbollen apo s’u mbollen nuk u kadastruan asnjëherë, dhe asnjë analize apo përgjegjesi, kjo ndodh vetëm në Shqipëri,
  • Kemi 50 vjet që kemi shpallur zona të mbrojtura e parqe kombëtare dhe perveç atij të Butrintit, akoma dhe sot nuk kemi asnjë park kombëtar të vërtetë natyror dhe asnje zonë të rujatur dhe mobiluar dhe me parametra të një zone turistike model, ato mbeten të tilla vetëm në letër, dhe disa prej tyre “kan humbur dhe nga defteri” se s’janë më të tilla nga shkatërrimi barbar, si Lura, Qafë-Shtama, Bredhi i Drenovës, Krastat (Krujë, Elbasan), por dhe Dajti, Tomorri, Divjakë-Karavastaja, Kune-Vaini, Velipoja, Llogaraja etj
  • Ne flasim për zhvillim rural dhe pyjet dhe ujrat i lëmë nën Ministrinë e Mjedisit, e cila operon në konflikt të hapur interesi, se bën politika dhe strategji për burimet natyrore dhe kontrollin e kundravajtjeve dhe shkeljeve ligjore, por njëherazi na leshon dhe liçensa shfrytëzimi të tyre si në asnjë vend në botë, ndërsa Ministria e Bujqësisë flet për zhvillim rural kur Shqipëria ka 75 % të teritorit kodrinor-malorë dhe pa pyjet dhe kooperativat pyjore në zonat veriore dhe malore në tërësi nuk mund të ketë kurrë zhvillim rural.
  • Ka 20-vjet që lulëzojnë guroret kudo dhe mbi kokat tona këtu në Malin e Dajtit-që po shkatërrojnë dhe natyrën e këtyre parqeve për të mos u bërë kurrë të tilla, dhe “nuk bzan njeri” as media as politika se janë të pleksura vetë në këtë katrahurë.
  • Ka 20-vjet që janë zënë teritore në mënyrë të paligjshme, duke filluar nga fshatrat turistike si ai “Lura” ne vitet ‘2000 në Gjirin e Lalësit dhe më pas në gjithë bregdetin dhe rivierën bregdetare, mbushur me vila abusive në rreth 100.000 ha dhe pas kaq vitesh asnjë Qeveri nuk ka filluar prishjet e tyre që kan mbirë e mbijnë si kërpudhat pas shiut në çdo periudhë amullie ?!!
  • Ka 23-vjet që priten mbi 2.5 mln metër kub material drusor dhe kontrabandohet jashtë një pjesë e tij në formën e druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit, dhe formalisht/zyrtarisht raportohen vetëm 100-150.000 metër kub në vit, kjo vazhdon dhe tani që ka gjoja një moratorium për pyjet ?!!
  • Jemi i vetmi vend në botë që në pyjet tanë nuk të zë syri një gjallesë të egër, dhe ato që kan mbetur janë strukur në thellësite e pyjeve i kërkojne me qiri gjuetarët vendas dhe sidomos ata të huaj dhe i vrasin, dhe ato janë tmerruar aq shumë sa janë “larguar” nga trualli ynë që ndonëse ka qenë “sui generis” është kthyer në arenë qitjesh. Dhe moratoriumi i ndërmarrë nuk mund dhe nuk duhet të ishte zgjidhja por forcimi i strukturave kontrolluese dhe zbatimi i ligjeve, si për gjuetinë klandestine dhe për prerjet ilegale të pyjeve dhe kontrabandën e lëndës drusore dhe të qymyrit të drurit.
  • Megjithë gjendjen e rëndë të pyjeve dhe tragji-komike të Sherbimit Pyjor, nuk bëhet asnjë analizë, nuk ka asnjë vjetar statistikor për arrtijet dhe mosrealizimet. Në Konferencën e ndryshimeve klimatike (RIO + 20), ndër angazhimet e marra e para eshte mbjellja e 100 milion drurëve pyjore deri në 2017-ën, ku dhe vendi ynë është pjesëmarrës-angazhues, por ne ende’ nuk kemi asnjë nismë a objektiv shtetërorë serioze dhe vetëm bejmë ndonjë mbjellje minore simbolike për shoë dhe ndërmarrim nisma të tilla si kjo e mbjelljes së 20 mln pemëve.(?!).
  • Në këto kushte dhe në kuadrin dhe të nismave globale të ndryshimeve klimatike ne duhet të kemi imperativë krijimin e një fondi për pyllëzime/ripyllëzime pranë KM që të riinvestoj për rikrijimin e pyjeve të shfarosur dhe rimbjelljen e sipërfaqeve të pyjeve të prera dhe djegura këto 27-vjetë dhe sidomos për veshjen e brigjeve të ujëmbledhësave të Drinit etj, për të shmangur përmbytjet (një pyll i vërtetë mban 20-25 % të reshjeve);
  • Të gjitha këto përmbushin arsyetimin racional që Qeverija duhet të krijojë patjeter Azhensinë Kombëtare të Pyjeve (përfshi zonat e mbrojtura) si një institucion integral autonom për mbarështimin e burimeve natyrore (pyje, kullota, zona të mbrojtura, bimë mjekësore, florës dhe faunës por dhe të ujëmbledhësave).