Qe nga 3 mars janë konstatuar 69 vatra zjarri. “Autoritetet vendore heshtin, edhe Erion Velia, Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut….
Qe nga 3 mars janë konstatuar 69 vatra zjarri. “Autoritetet vendore heshtin, edhe Erion Velia, Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut….
“Situata e pazakontë”, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave flet për zjarret: Të gjitha vatrat kanë qenë…
25,mars 2019
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako ka folur për situatën me zjarret në vend, ku deri më tani dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta.
Në një deklartë për mediat, Çako u shpreh se prej datës 3 mars janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur 167 hektarë. Këtë situatë ai e ka cilësuar të pazakontë, ndërsa shton se të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.
“Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut”, tha Çako.
Ai shtoi më tej se autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit, ndërsa theksoi se
“Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.
Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies . Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. Kërkojmë nga Policia e shtetit dhe Prokuroria një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura duhet jo vetëm të angazhojnë kapacitete e tyre, por edhe të sensibilizojne e ndjekin në kohë marrjen e informacionit në fazën fillestare të konstatimit të vatrës së zjarrit. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura të angazhojnë të gjitha strukturat,institucionet, vullnetarët dhe komunitetin.”, u shpreh ai.
Gazeta Panorama