“Që t’i shpëtojnë burgut duhet të ikin nga Shqipëria”, Artan Fuga ironizon pas ndryshimeve në Kodin Penal: Ose në Spaç të bëhet…

16prill 2020

Akademiku Artan Fuga në një reagim pas ndryshimeve në Kodin Penal, që morën dritën jeshile në Parlament, për të ndëshkuar shkelësit e rregullave kundër përhapjes së koronavirusit thotë se të gjithë ata që janë me coronavirus dhe janë diagnostikuar si të tillë që t’i shpëtojnë burgut duhet të ikin nga Shqipëria.

“Ose karantina do të bëhet me baraka në Spaç ku të futen ata që janë të infektuar!”, shkruan Fuga në një postim në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Ku ta fusin kokën të sëmurët me covis19 që t’i shpëtojnë burgut ?

——————————–

Sipas tekstit të ligjit që kaloi sot në Kuvend, të gjithë ata që janë me coronavirus dhe janë diagnostikuar si të tillë

që t’i shpëtojnë burgut duhet

të ikin nga Shqipëria sepse edhe poqese karantinohen në shtëpi, dënohen sipas ligjit po me burg sepse ja ngjisin të afërmëve!

Ose karantina do të bëhet me baraka në Spaç ku të futen ata që janë të infektuar!

Fërkoj sytë mos jam në ëndërr!