23 Mars 2025

Nga Tirana në Napoli, PD nis fushatën me diasporën shqiptare.

Ka nisur takimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha me diasporën shqiptare në Napoli, Itali.

Në Napoli kryedemokrati është shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike Flamur Noka, Bardhok Doda dhe Xhalel Mziu.

Berisha është pritur nga të pranishmi me ovacione, ndërsa shihet prania edhe e fëmijëve të veshur me plisa.

4444
3333
2222
1111

Para këtij eventi, Berisha ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Komunës së Marcianise, Antonio Trombetta, Nënkryetarin Pasquale Salzillo dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar Kujtim Potja.