Nga Hyqmet Zane

U lind në Elbasan më 16 shkurt 1916 Prof. folklorist i shquar, hartues i veprës madhore “Epika Legjendare 1 dhe 2”, studiuesi që u mor shumë me tema të palëvruara më parë te ne siç është p.sh. cikli i kreshnikëve, të cilat i përmblodhi në “Këngë popullore legjendare” dhe “Këngë popullore shqiptare”. Ai ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalori i Gjuhes Shqipe të botuar nëTiranemë 1980. Vdiq në vitin 1992. Ne nder te tij eshte bere nje shkolle me emrin e tij ne Elbasan.

Qemal Haxhihasani u lind në Elbasan më 16 shkurt 1916. Është një nga profesorët folkloristë të shquar, hartues i veprës madhore “Epika legjendare 1 dhe 2”, studiuesi që u mor shumë me tema të palëvruara më parë te ne siç është p.sh. cikli i kreshnikëve, të cilat i përmblodhi në “Këngë popullore legjendare” dhe “Këngë popullore shqiptare”. Ai ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Vdiq në vitin 1992
***
Emrin e këtij akademiku e lexova për herë të parë në shkollën ku mësojnë nxënësit e lagjes “5 Maji” në Elbasan dhe ku mësojnë me qindra nxënës. Ishte një emër si çdo emër tjetër shkolle, por thellë në ndërgjegjen tim mu ngulit ideja se përse ky emër, se përse zgjedhin emra të tillë në shkollat tona? Është një pyetje që lind ashtu vetvetiu, pore dhe përgjigja është po aq e natyrshme, sepse emrat e shkollave janë ato të personaliteteve që i bëjnë nder shoqërisë sonë dhe kombit mbarë.

 
I tillë do të ishte edhe profesor Qemal Haxhihasani. Ishte kjo enigmë që më bëri edhe të shfletoja, por edhe të interesohesha tek ata që dinë më shumë për këtë personalitet. Dhe të gjithë me një gojë sikur thanë që “Po, ai është një akademik elbasanas, është një mësues i respektuar që ka dhënë mësim edhe në trojet shqiptare në Maqedoni e Kosovë, deri edhe në Çamëri. Më shumë se kaq, profesori dhe emërmbajtësi i shkollës është një studiues i folklorit dhe i epikës legjendare, është një mbledhës i fjalorit të shqipes, po aq sa edhe një hulumtues i dialekteve, sa do të quhet me plot gojën një “gjuhëtar i shqipes së vërtetë”, që ka lënë vëllime studimore të shkruara, por edhe të dorëshkruara. Eh, sa do të duhet të flasësh për një njeri që ka dhënë më shumë se sa ka marrë nga shoqëria shqiptare”.
U futa thellë në mendime dhe kuptova se kisha të bëja me një njeri që e ka shkruajtur vetë personalitetin e tij, po aq sa edhe ka shkruar edhe veprat e tij dhe kjo të mbush me krenarinë e faktit që je nxënëse i një shkolle që mban emrin e një personaliteti që i dihen veprat dhe kontributet. E shoh të arsyeshme që të them se thellësia e studimeve të Qemal Haxhihasanit krahasohet me atë të akademikëve të shquar, sepse rrugëtimi i këtij njeriu është i gjatë në jetën e tij të shkurtër. Ai udhëtoi gjatë në trojet shqiptare për të qenë kontribues i hapjes dhe shpërndarjes së arsimit shqip sa në Maqedoni, aq edhe në Kosovë, por edhe në një kohë të shkurtër edhe në Çamëri. Këtë e thonë edhe ata që e njohin mirë aktivitetin e këtij personaliteti, sepse vëllimet e tij për gjuhen shqipe të dialektit të çamërishtes janë nga më autentiket dhe më të arriturat sepse ai e studioi këtë drejtpërdrejt nga goja e njerëzve që e flisnin atë dialekt, po kështu edhe gjuhën burimore të shqipes së trojeve shqiptare në Maqedoni, në Kosovë, por edhe në Elbasanin e tij të dashur, ku mori mësimet e para dhe u brumos me intelektin e një studiuesi siç është vetë qyteti i tij i Normales së famshme.
Ndoshta epika legjendare e kreshnikëve të maleve tona ka vulën e studimeve që bëri Profesori ynë i nderuar. Edhe vetë Mujë e Halili do të kishin pasur zili për gamën e gjerë të bëmave të këtyre kreshnikëve dhe të mbruajtjes me të vërtetat historike që mbështjellin këtë epikë legjendare që është lashtësia jonë po aq sa edhe krenaria jonë.
Janë rrugëtime intelektuale dhe po aq edhe rrugëtime njerëzore në vitet e vështira të një kohe kur gjenerohej edhe antivlera, sepse në shtëpinë ku edhe banonte në Tiranë, profesori nuk kishte telefon dhe që të komunikoje me këtë studiues dhe shqiptar të mirë, do të duhej të fliste përmes një komshiu, sepse edhe shpërndarja e vlerësimeve për këtë kategori të respektuar të folklorit në Institutin Folkloristik, bëheshin mbi bazën e prioriteteve partiake dhe jo virtyteve.

  
Por ata që e njohin profesor Qemal Haxhihasanin thonë edhe se ai pak u vlerësua nga ata që ishin në krye të akademisë në kohën e diktaturës, sepse kriteret e vlerësimit ishin nga strukturat e partisë së sistemit të kaluar dhe jo nga strukturat e rretheve akademike, përfaqësues i të cilave ai ishte më dinjitozi dhe më këmbëngulësi, ishte më frytdhënëse, po aq sa edhe më i thjeshti, sepse Profesor Qemal Haxhihasani ishte si ajo kallëza e grurit që e mban kokën poshtë se e ka plot.
Ndoishta për këtë arsye burrat e mençur e kanë kujtuar me emrin e kësaj shkolle që kanë fatin të mësojnë duke qenë krenare për këtë emër të nderuar akademiku. Po më shumë se kaq Elbasani që e lindi dhe e rriti, por edhe kombi që e pasuroi me burimin e folklorit dhe të gjuhës, me epikën e kreshnikëve dhe me etnografinë e kulturës shqiptare, do të mundin që në të ardhmen emrin i Profesor Qemal Haxhihasanit të jetë në fronin e akademizmit shqiptar në Tiranë.