Qendra ciklonike afrohet në jug të Shqipërisë, ja çfarë na pret në vijim

21 MARS 2021

Në këto çaste kemi afrimin e qendrës së ciklonit të fuqishëm mesdhetar nga jugu i Italisë në drejtim të jugut të Shqipërisë duke kushtëzuar intensifim të reshjeve atmosferike.

Sipas MeteoBallkan, priten reshje të dendura shiu e bore, varësisht nga vendi. Në Shqipëri shi dhe shtrëngata me bubullima, ndërsa në Kosovë reshje të dendura bore duke mos përjashtuar ndonjë vetëtimë dhe bubullimë gjatë natës.

Pra, reshjet do të vazhdojnë gjatë natës duke u fuqizuar herë pas here në gjithë rajonin.

Gazeta Sot