Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” vleresohet në Prizren me çmimin e parë të Festivalit “Kënga qytetare na bashkon”.
Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” vleresohet në Prizren me çmimin e parë të Festivalit “Kënga qytetare na bashkon”.
Eneida Petova |
08 Shkurt, 2021
Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të këngës qytetare, që u organizua në qytetin e Prizrenit. Edicioni i tretë i këtij festivali ndërkombëtar, titulluar “Kënga Qytetare na bashkon” mblodhi rreth vetes shumë formacione artistike nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Turqia etj.
Grupi artistik i qytetit të Beratit u përfaqësua në këtë festival nga këngëtarët e mirënjohur: Floresha Debinja, Ludmilla Baballëku e Petrit Berisha, ndërkohë që nuk munguan në këtë event edhe orkestrantët e muzikantët e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”.
BallkanWeb