![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/11/rama-pd-433x300-1.jpg?fit=433%2C300&ssl=1)
“Qeveria dështoi me pandeminë”/ PD nxjerr videon: Shqipëria e fundit në Europë për testimet, Rama sulmon opozitën pse…
31 tetor 2020
Partia Demokratike thotë se qeveria ka dëshmuar me pandeminë. Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, ndërsa Rama sulmon opozitën pse kërkon sigurinë e shqiptarëve.
Teksa ka publikuar edhe një video, Vokshi shkruan: “Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.
Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet.
Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.
Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish”.
Gazeta Panorama