Qeveria e re mblidhet në Elbasan, pritet me protesta nga banorët. –

6 janar 2019

 

UPDATE 11:00/ Është pritur me protesta mbledha e kabinetit të qeverisë këtë mëngjes në Elbasan.

Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar ishin sot në Elbasan për të vendosur objektivat e saj të reja për vitin 2019, por një grup banorësh nga Njësia Administrative Labinot Fushë me të cilët është bashkuar edhe kreu i degës së PD Elbasan, Eugen Isaj si dhe  deputeti i PD, Luciano Boci, kanë protestuar në hyrje të Resortit ku po zhvillohet mbledhja e qeverisë, ku kanë hedhur edhe tymuese.
08:44/ Ditën e sotme, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mbledhje të qeverisë në qytetin e Elbasanit.

 

Burimet bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se në mbledhjen e sotme të qeverisë në Elbasan do të jenë të pranishëm edhe ministrat e rinj të kabinetit Rama, si ato të dekretuar nga Presidenti Meta, ashtu edhe ato të padekretuar.

Takimi bëhet në një kohë kur qeveria pritet të vendosë objektivat e saj të reja për vitin 2019, ku krahas angazhimeve politike siç janë zgjedhjet vendore, në krye të objektivave do të jetë