
Qeveria e re pas 11 majit/ Arlind Qori: – Nëse PS nuk i ka numrat, ne nuk do iu bashkohemi.
20 Mars 2025
“Ne do të jemi opozitë në parlamentin e ardhshëm, por votat tona s’do ti bashkojmë me PS dhe PD”, kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes “Bashkë” në studion e “Open” në Neës24, Arlind Qori.
Sipas tij, nëse mazhoranca nuk do t’i ketë votat për të krijuar qeverinë, Lëvizja “Bashkë” nuk do të jetë pjesë e saj.
“Do të shihni në parlament njerëz të hurit dhe të litarit, por ata s’do të munden ti afrohen “Lëvizjes Bashkë”, tha kandidati për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Arlind Qori.
Kurse kreu i LZHK, pjesë e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” u shpreh se me PS nuk bashkojnë votat për krijimin e qeverisë.
I pyetur nëse do të bashkonte votat me PD, Shehi tha se me PD mund të ishin në një koalicion